Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas herëshme mbizoterojne motin në vendin tonë gjatë orëve të para të ditës, ndërsa ndonjë shi i izoluar do ketë në veriperëndim të Shqipërisë.
Mesdita sjellë dominim të kthjellimeve, POR sërish mbrëmja shton vranësirat duke sjellë reshje shiu fillimisht në zonat bregdetare dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.
Kosova
Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë motin deri në pasdite kur vranësira të shpeshta do të përfshijnë gjithë vendin por pa reshje.
Maqedonia e Veriut
Mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotëron në MV gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike./abcnews.al