Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe motit të freskët deri në mesditë në të gjithë vendin tonë. Pjesa e dytë e ditës sjell shtim të vranësirave dhe ndonjë shi të izoluar në skajin Verior ndërsa pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat perëndimore. POR pasditja sjellë dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin e kosovës.
Maqedonia e Veriut
Dita e enjte mbetet gjatë gjithë ditës në ndikimin e kushteve të qëndrueshme, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese./abcnews.al