Parashikimi i motit/ Pasditja sjell përmirësime, temperaturat maksimale deri në 15 gradë Celsius

schedule07:44 - 11 Janar, 2024

schedule 07:44 - 11 Janar, 2024

SHQIPËRI– Sipas MeteoAlb, orët e paradites; do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore të vendit duke gjeneruar reshje të pakta shiu si edhe flokë dëbore në Juglindje të Shqipërisë.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin përmirësim të përkohëshëm të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperendimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!