Parashikimi i motit: Pasdite kthehet shiu në këto zona, dëborë në male, si do luhaten temperaturat

schedule07:19 - 13 Tetor, 2021

schedule 07:19 - 13 Tetor, 2021

Sipas MeteoAlb: Dita nis me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Jugore. Parashikohet qe pasditja, të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu fillimisht ne zonat Jugore dhe gradualisht do të përfshijnë edhe zonat qendrore.

Orët e natës do të shtrijnë vranësirat dhe rrebeshet e shiut në të gjithë territorin shqiptar. Ne zona te thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore. Temperaturat e ajrit do të ulen mëngjes, POR rriten lehte në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë gjate ditës me shpejtësi 25 km/h por forcohet natën duke arritur deri ne 60 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim të lartë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku deri në orët e pasdites kthjellimet do të jenë dominante në pjesën më të madhe të vendit. Por në orët vijim pritet shfaqje e vranësirave të lehta dhe kalimtare në për të gjithë territorin

Maqedonia e Veriut

Paraditja në MV do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash. Por në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen duke krijuar mundësi për reshje në zonat Jugperëndimore dhe pjesërisht Qendrore të territorit të republikës së

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Skandinav, Europa Lindore dhe pjesa Vendet e Europës Qendrore mbeten në ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të gjenerojnë shira, herë pas here me intesitet të lartë. Ndërsa Europa Perendimore dhe pjesërisht Ballkani do të paraqiten në ndikimin e motit të qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta. /Abcnews.al