Parashikimi i motit/ Në zonat malore priten reshje dëbore, si do variojnë temperaturat

schedule08:15 - 8 Dhjetor, 2024

schedule 08:15 - 8 Dhjetor, 2024

SHQIPËRI- Gjatë orëve të para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit; herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate.

Sipas MeteoAlb, në zonat e thella malore priten reshje dëbore; Parashikohet që deri mëngjesin pas-ardhës reshjet e dendura të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 6 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!