Parashikimi i motit, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:17 - 4 Tetor, 2020

schedule 07:17 - 4 Tetor, 2020

Sipas MeteoAlb vendi ditën e sotme mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në zonat malore.

Ndërsa Ultësira Perëndimore vijon me mot të kthjellët deri në orët e pasdites ku edhe pritet shtim i vranësirave në ekstremin verior, por pa shi. Edhe nata parashikohet të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do fryjë e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim deri në 6 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime, por pas mesditës parashikohet shtim i vranësirave edhe pse nuk do ketë shira.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë motin në MV deri në pasdite, kur vranësirat shtohen, por pa rrezikuar me reshje shiu.

Rajoni dhe Evropa

Brigjet e Adriatikut do të përfshihen nga vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe stuhi afat-shkurtra ere. Po ashtu qendra dhe Veriu i Evropës mbeten me vranësira dhe shira të rrëmbyeshëm. ndërsa Gadishulli Iberik, Brigjet e Egjeut dhe Evropa Lindore mbeten më kthjellime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!