Parashikimi i motit, kthjellime dhe vranësira gjatë ditës

schedule07:15 - 4 Nëntor, 2020

schedule 07:15 - 4 Nëntor, 2020

Sipas MeteoAlb paraditja në territorin shqiptar do të paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta. Por mesdita dhe pasditja sjellë shpeshtim të vranësirave në vend kryesisht në veri-verilindje por pa shi.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por nuk do kenë ndryshime në mesditë duke luhatur vlerat ekstremmale ditore nga 5°C në zonat malore deri në 22°C në zonat bregdetare.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites në territorin e Kosovës, por mesdita dhe pasditja sjellin shira të përkohshëm në veri të saj.

Maqedonia e Veriut

Deri në mesditë MV mbetet me kthjellime por mesdita dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave, por pa reshje.

Rajoni dhe Evropa

Gadishulli Iberik, Evropa Qendrore dhe veriore mbeten me vranësira të dendura dhe shtrëngata shiu. Ndërsa Evropa Lindore, Ishujt Britanikë dhe Rajoni i Mesdheut do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!