Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas herëshme mbizotërojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur në zonat verilindore dhe juglindore shfaqen sërisht flokët e dëborës dhe shirat në zonat jugore.
Mbrëmja ri-kthen motin e kthjellët në vend. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në zonat malore deri në 15°C në Jugperëndim.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Paraditja paraqitet me altërnime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të izoluara dëbore në veri dhe veriperëndim të Kosovës.
Maqedonia e Veriut
VIJON ndikimi i motit të vranët dhe rreshjeve të shiut e dëborës gjatë pjesës së parë të ditës në Mv. Parashikohet që pasditja të përmirësoj dukshëm kushtet e motit./abcnews.al