Parashikimi i motit/ Kohë tipike për pushime, temperaturat arrijnë deri në 36°C

schedule07:23 - 9 Korrik, 2023

schedule 07:23 - 9 Korrik, 2023

SHQIPËRI- Mbetet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë prezent në të gjithe territorin e
vendit.
Parashikohet që kjo situatë meteorologjike të vijojë edhe gjatë orëve të pasdites, ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë terrritorin, përjashtuar zonat
verilindore-juglindore ku pritet grumbullim i vranësirave, por nuk priten reshje.

Sipas MeteoAl,temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C. Era do të mbetet sërish e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë 1-2 ballë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!