Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë. Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat në skajin jugor dhe jugloindore do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Ndërsa në pjesën më të madhe të territorit do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -7°C vlera minimale deri në 12°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme prej disa ditësh dominojnë kushtet atmosferike në Republikën e Kosovës duke bërë që paraditja të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zona të izoluara. Por parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në pjesën e dytë të ditës duke u shfaqur kryesisht në zonat qendrore dhe lindore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera minimale deri në 5°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë e lehtë por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor.
Maqedonia e Veriut
Maqedonia e Veriut në orët e para të ditës dhe mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes vranësirat gradualisht do të shfaqen në një pjesë të mirë të territori të Maqedonisë së Veriut, ku më të theksuara vranësirat pritet të jenë në zonat Lindore; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera minimale deri në 5°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Verilindor.
Evropa
Ishujt britanikë do të përfshihen nga vranësira të dendura dhe reshje shiu, të cilat herë pas here do të jenë me intensitet të lartë. Gjithashtu me vranësira dhe reshje të dendura dëbore do të paraqiten rajoni i Balltikut si edhe Lindja e kontinentit, ku reshjet do të jenë intensive. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të paraqitet me mot të qëndrueshëm, ku moti i kthjellët, por i ftohtë do të jetë dominant, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta më origjinë verilindore./abcnews.al