Sipas MeteoAlb vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-hershme për-gjatë gjithë territorin.
Më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore dhe juglindore; megjithatë nuk do të ketë reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera minimale deri në 27°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.
Kosova
Do të mbeten prezente masat ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët; në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës.
Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri -Veriperëndim.
Parashikohet që situata e motit të mbetet stabël deri mëngjesin pas-ardhës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 21°C vlera maksimale
e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite, por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent Verior.
Maqedonia e Veriut
Moti i kthjellët dhe i ngrohtë; do të mbizotërojë në të gjithë republikën e RMV; ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit, ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të RMV; edhe pse vranësirat do të jenë të dukshme në veri dhe verilindje të RMV nuk priten reshje. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 23°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 30 gradë.
/abcnews.al/