Parashikimi i motit, ditë me diell por nuk do të mungojnë surprizat

schedule07:15 - 12 Gusht, 2020

schedule 07:15 - 12 Gusht, 2020

Vendi ditën e sotme do të shoqërohet nga kthjellime dhe vranësira.

Sipas MeteoAlb kthjellimet dhe vranësirat e pakta në zonat malore do të mbizotërojnë deri në mesdite.

Por orët vijuese sjellin zhvillim të vranësirave në zonat malore duke gjeneruar reshje në zonat Veriore dhe Lindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.

Era do fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.