Sipas MeteoAlb deri në mesditë i gjithë territori shqiptar paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.
Por pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin kalime vranësirash të shpeshta nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në skajin Verior dhe Jugor.
Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 3°C mëngjesi në zonat malore deri në 19°C mesdita në bregdet.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fort në det me shpejtësi deri 65 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.
Kosova
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë motin gjatë pjesës së parë të ditës në territorin e Kosovës.
Por pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht gjatë natës do të përfshijnë gjithë vendin.
Maqedonia e Veriut
Kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në MV deri në pasdite kur vranësirat shtohen në të gjithë vendin por pa sjellë reshje. Edhe nata mbetet në të njëjtat kushte të motit.
Rajoni dhe Europa
Veriu, Lindja dhe Brigjet e Egjeut do të vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.
Por një sistem i dendur vranësirash që ka përfshirë Evropën Perëndimore dhe qendrore do të sjelli reshje të dendura shiu e dëbore.
Po ashtu edhe Europa jugore do të paraqitet me reshje shiu në pjesën më të madhe të saj./abcnews.al/