Parashikimi i motit 24 maj, si do të jenë temperaturat sot

schedule07:18 - 24 Maj, 2020

schedule 07:18 - 24 Maj, 2020

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në mesatare të cilat do të pasohen nga rreshje lokale shiu në zonat malore dhe zonën qëndore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8  metër në det të hapur.

Temperaturat do të vijojnë me rritje në mëngjes.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  10/26°C

Zonat e ulëta  12/28°C

Zonat bregdetare 16/27°C./abcnews.al