Parashikimi i fortë i astrologes: Çfarë do të ndodhë me jetën e Camillës, pasi bashkëshorti u bë mbret

schedule15:37 - 15 Shtator, 2022

schedule 15:37 - 15 Shtator, 2022

E ardhmja e gruas së Mbretit Charles, Camilla , parashikohet nga astrologia e Princeshës së ndjerë Diana, Debbie Frank. Sipas astrologes, Camila do të përballet me shumë sfida në vitin e ardhshëm. Ajo ka treguar tashmë mbështetjen dhe dashurinë e saj të palëkundur për bashkëshortin e saj, Mbretin Charles III, si para dhe pas marrjes së titullit. Duke studiuar tabelën e saj astrologjike, Debbie Frank arriti në përfundimin se jeta e vjetër e Camilla-s ishte ndërprerë dhe se tani e tutje ajo do të jetë jashtë “zonës së saj të rehatisë”.

Parashikimet e saj:

Camila si një Gaforre do të detyrohet të dalë nga guaska e saj, duke marrë rolin e saj të ri. Planetët e saj parashikojnë se do të vijë lindja dhe pasuria dhe nga periudha e privatësisë ajo do t’i kalojë publikut. Ajo mund të jetë duke humbur “rripin e sigurimit”, por Luani në Horoskopin e saj do ta ndihmojë atë të përballojë me energji detyrat e reja.

Në këtë moment ajo ndjen se gjithçka rreth saj po ndryshon dhe se si i thotë lamtumirë disi papritur jetës së saj të mëparshme. Megjithatë, në pranverën e ardhshme ajo do të jetë përshtatur dhe do të ndihet rehat në kapitullin e ri të jetës së saj që do t’i dhurojë momente lavdie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!