Skenarët më të këqinj të ndryshimit të klimës me ngrohje deri në 4ºC ose 5ºC nuk janë më të mundshme sipas një studimi të fundit.
Studiuesit në Universitetin e Kolorados në Boulder thonë se skenarë të tillë bazohen në të dhëna të rreth 15 viteve më parë dhe nuk ka më gjasa të ndodhin.
Studimi zbuloi gjithashtu se qëllimi i Marrëveshjes së Parisit për Klimën për të kufizuar ngrohjen në 2C është ende i arritshëm.
Autori kryesor Roger Pielke, tha: “Ky është një lajm i mirë optimist në lidhje me atë se ku është bota sot, në krahasim me vendin ku menduam se mund të ishim. Objektivi 2ºC nga Parisi mbetet i arritshëm”.
/abcnews.al