Paraqitja e Kumbullës kundër Milanit, si e vlerësojnë mediat në Itali

schedule10:32 - 27 Tetor, 2020

schedule 10:32 - 27 Tetor, 2020

Marash Kumbulla shënoi mbrëmë kundër Milanit, ndërkohë që nga ana tjetër pranoi edhe gabimin në golin e parë. Mediat në Itali kanë vlerësuar paraqitjen e mbrojtësit të kombëtares shqiptare dhe normalisht ai episod i minutës së dytë, kur Ibra i shpëtoi nga mbulimi, ia ul disi notën.

Nota 6.5 (Football Italia) – Nuk e vëren Zlatan Ibrahimovic duke lëvizur pas shpinës së tij kur suedezi shënoi golin e parë, por shënon golin e barazimit për Romën.

Nota 6 (Sport Mediaset) – E nis “butë”, duke lejuar Ibrahimovic të shënonte golin për 1-0. Rritet gradualisht, por asnjëherë në maksimum. Megjithatë shënon golin e barazimit, për 3-3.

Nota 6 (Corriere della Sera) – E nis keq, pasi i shpëton Ibrahimovic, dhe e përfundon shkëlqyeshëm, duke shënuar golin e barazimit. Dy gola në dy ndeshje radhazi, për një mbrojtës janë një plus i madh.

Nota 6 (Goal Italia) – Gabimi te rasti i golit të Ibrahimovic është për t’u shënuar, por mbrojtësi i ri shqiptar nuk e lëshon veten dhe shpaguan me personalitet. Realizon në fund një gol me rëndësi të madhe.

Nota 6 (Forza Roma) – Kapet në kundër kohë kur Ibra pas shënon dhe ndryshon menjëherë rezultatin, por faji qëndron te e gjitha linja e mbrojtjes. I palëvizshëm në goditjen me kokë të Romagnoli dhe shtyllën që bëri Kjaer dhe këtë herë nuk ka shumë alibi. Shtylla e ndihmoi. Në pjesën e dytë nuk e ndihmon askush dhe kështu ai ndihmon Romën, duke realizuar golin e barazimit në një ndeshje të çmendur që u mbyll 3-3. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!