Dokushi, takim me Veliajn në qeli/ Sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë thirret në SPAK

schedule13:16 - 18 Mars, 2025

schedule 13:16 - 18 Mars, 2025

Sekretari i përgjithshëm i bashkisë së Tiranës Alban Dokushi është paraqitur të martën në prokurorinë e posaçme.

Mësohet se zyrtari i bashkisë ka dhënë sqarime në çështjen për të cilën mbahet I arrestuar edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Dokushi qëndroi për rreth 30 minuta në Prokurorinë e Posacme, ndërsa në dalje nuk ka pranuar të jap sqarime për mediat mbi arsyet e thirrjes në SPAK.

Ndërsa pranoi se gjatë kohës që kreu i bashkisë është mbajtur i izoluar në qelitë e paraburgimit ka zhvilluar takim me këtë të fundit por me autorizim nga prokuroria e posaçme.

Nga ana tjetër Erion Veliaj mbahet i arrestuar për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!