Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllet për qarkullim ura e Milotit/ Erozioni dëmtoi themelet, ndërhyrja nis së shpejti

schedule21:07 - 25 Korrik, 2025

schedule 21:07 - 25 Korrik, 2025

Ura e Milotit është mbyllur plotësisht për qarkullimin rrugor, për shkak të dëmtimeve të rënda që rrezikonin sigurinë e përdoruesve të rrugës dhe qëndrueshmërinë e saj strukturore.

Vendimi u mor pas një vlerësimi paraprak të situatës nga një grup inxhinieresh të universitetit politeknik të Tiranes, të shoqëruar nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ata kanë qenë në terren për të shqyrtuar mundësinë e një zgjidhjeje të përkohshme, si dhe për të përcaktuar hapat për ndërhyrjen afatgjatë.

Shefi i Qarkullimit Rrugor në Policinë e Lezhës, Valmir Nikolli, bëri të ditur se për shkak të rëndësisë që ka kjo urë për qarkullimin, autoritetet janë në gatishmëri për të gjetur një zgjidhje të shpejtë dhe se momentalisht mund te perdoret segmenti dytesor lezhe-milot-rrubik- rruga e kombit per te gjithe ata qe duan te udhetojne drejr verilindjes dhe veriut te vendit si dhe drejt Kosoves.

Nga vlerësimi teknik i bërë mbi urën, e cila ka një gjatësi prej 788 metrash, është konstatuar se ajo paraqet një rrezik serioz për shkak të dëmtimeve të konsiderueshme në themelet mbështetëse. Këto dëmtime janë shkaktuar nga erozioni i theksuar dhe shfrytëzimi i pakontrolluar i zhavorrit në shtratin e lumit Mat.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur deri në përfundimin e ndërhyrjes emergjente, e cila po realizohet në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës dhe do të nisë në ditët në vijim.

Ndërkohë, ndërtimi i urës së re është parashikuar nga ARRSH si pjesë e programit “100 Ura”, që realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!