Parandalohet trafikimi i të miturës në Greqi, në pranga 7 vetë

schedule10:08 - 5 Korrik, 2019

schedule 10:08 - 5 Korrik, 2019

Policia ka finalizuar me sukses një operacion në Maliq ku kanë rënë në pranga 7 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Sipas njoftimit të tyre, falë këtij aksioni pas hetimeve të ndjekur me metoda speciale është parandaluar edhe trafikimi i një të.

Personat e vënë në pranga janë R.L, 33 vjeç, M.F, 37 vjeç, E.B, 34 vjeç, R.M, 29 vjeçe; E.K, 26 vjeç; O.M, 39 vjeç dhe Ç.F, 36 vjeç. Ndërkohë u shpall në kërkim L.P, 28 vjeç nga Shelcani i Elbasanit.

33-vjeçari R.L sipas uniformave blu është i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe me armë. Ai cilësohet si pjesëtar i një organizate kriminale dhe është me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Nga hetimet e kryera është provuar se R.L, M.F, E.B, R.M dhe L.P, kishin planifikuar të trafikonin për qëllim prostitucioni në drejtim të Greqisë një të mitur.

Gjithashtu shtetasit R.L, M.F, E.K dhe O.M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar kannabis sativa në fshatit Zerec të cilat u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 thikë e ngjashme me ato të forcave të ushtrisë, 2 granata dore ofensive dhe difensive, një sasi fishekësh luftarakë, lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, një sasi lekësh, dollarësh dhe eurosh, si edhe një automjet tip “Benz”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!