Parandalohet një sulm kibernetik në Poloni

schedule13:54 - 9 Shtator, 2024

schedule 13:54 - 9 Shtator, 2024

Shërbimet polake të sigurisë parandaluan një sulm kibernetik dhe shkatërruan një grup hakerësh rusë dhe bjellorusë që u përpoqën të depërtonin në institucione dhe të merrnin të dhëna të ndjeshme, tha sot zëvendëskryeministri polak Krzysztof Gaëkoëski.

Varshava ka akuzuar vazhdimisht Moskën se po përpiqet të destabilizojë Poloninë, pasi dërgon ndihmë ushtarake në Ukrainë.

“Shërbimet e huaja bjelloruse dhe ruse kishin një qëllim specific, të vjedhin informacione, të shantazhonin individë dhe institucione dhe të nisnin një luftë kibernetike de facto.

Qëllimi i tyre për të vjedhur të dhëna për shantazh është penguar,” tha Gavkovsky.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!