Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës/ Kanosën njëri-tjetrin me armë, vihen në pranga dy persona

schedule09:52 - 24 Maj, 2024

schedule 09:52 - 24 Maj, 2024

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Vaun e Dejës. Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Equal” ku ka vënë në pranga dy persona.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, ata u kapën në flagrancë dhe u arrestuan, pasi të gjatë një konflikti të çastit, në një lokal, kanosën njëri-tjetrin, me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe arma e zjarrit pistoletë, bashkë me sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje nga këta 2 shtetas./abcnews.al