Parandalohet ngjarja e rëndë në Elbasan, 5 persona ndiqnin njëri-tjetrin me makinë, shkak një sherr i mëparshëm

schedule08:59 - 4 Mars, 2023

schedule 08:59 - 4 Mars, 2023

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Elbasan. Mësohet se 5 persona me dy automjete kanë ndjekur njëri-tjetrin, duke shkaktuar herë pas here përplasje. Sakaq, bëhet e ditur se gjithçka ka nisur pasi një konflikti të mëparshëm midis tyre.

Ndërkohë, dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa 3 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim kanë mundur të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një person ende i paidentifikuar.

Vijon puna me qëllim identifikimin, kapjen dhe nxjerren përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë konflikt.

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë së Elbasanit, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti midis 5 shtetasve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo kanë marrë njoftim se në hyrje të Elbasanit, disa shtetas ndiqnin njëri-tjetrin, me 2 automjetet që drejtonin, për shkak të një koflikti të mëparshëm midis tyre, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në të.

Për këtë rast specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit E. C., 39 vjeç dhe G. D., 23 vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe S. S., 28 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, të dy banues në Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, të kryera në bashkëpunim

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 5 shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm midis tyre, në Pogradec, kanë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjetet që drejtonin dhe në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht këto automjete, me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Pas ngjarjes, 3 shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Vijon puna me qëllim identifikimin, kapjen dhe nxjerren përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë konflikt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!