Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në një lokal të Velipojës

schedule15:42 - 30 Qershor, 2024

schedule 15:42 - 30 Qershor, 2024

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në një lokal në Velipojë. Mësohet se kishte ndodhur një konflikt  i çastit mes kamarierit të lokalit dhe kuzhinierit të lokalit. Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi 33 vjeç, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit.

33-vjeçari kur ka parë shërbimet e Policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u larguar me shpejtësi ku vijon puna për kapjen dhe arrestimin e tij.

Njoftimi i Policisë: 

Velipojë/Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri

Kanosi me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit gjatë një konflikti të çastit. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim një 33-vjeçar si autor të dyshuar. 33-vjeçari kur konstatoi se po vinin shërbimet e Policisë hodhi armën e zjarrit dhe u largua me shpejtësi ku vijon puna për kapjen e tijë.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma  e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas njoftimit të marrë se në një lokal në fshatin Pulaj-Plazh, po ndodhte një konflikt, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se në lokalin me administrator shtetasin  kishte ndodhur një konflikt  i çastit mes shtetasve 20 vjeç,  kamarier i lokalit  dhe shtetasit  33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, kuzhinier i lokalit. Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit, shtetasin.

33-vjeçari kur ka parë shërbimet e Policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u larguar  me shpejtësi ku vijon puna për kapjen dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e  plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!