Paralizohet trafiku ajror në Spanjë

schedule14:00 - 27 Korrik, 2019

schedule 14:00 - 27 Korrik, 2019

Greva e përgjithshme e personelit të aeroportit të Iberias në Barcelonë kanë shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve. Ministria spanjolle e zhvillimit bëri të ditur se janë 27 kompanitë ajrore që përdorin shërbimet e këtij aeroporti.

Paralizohet trafiku ajror në Spanjë si pasojë e grevës së përgjithshme të personelit Iberia në aeroportin e Barcelonës. Protesta u vendos në mënyrë surprizë pikërisht në një fundjavë pushimesh duke shkaktuar anulimin e të paktën 112 fluturimeve mes të shtunës dhe të dielës

Negociatat mes palëve kanë nisur menjëmherë pas dështimit të mbledhjeve të mëparshme. Ministria spanjolle e zhvillimit bëri të ditur se shërbimet e aeroportit Iberia përdoren nga 27 kompani ajrore, duke bërë që fluturimet e prekura nga kjo situatë të jenë rreth një mijë

Problem ka pasur dhe në Itali si pasojë e grevës prej katër orësh të nënpunësve të aeroportit duke shkaktuar vonesa të flututimeve.

Në aeroportin e Romës, Fiumicino, pilotë dhe nënpunës të tjerë protestuan kundër politikave të qeverisë, të cilat sipas tyre i japin prioritet kompanive ajrore me kosto të ulët duke bërë që pasojat të bien mbi kompaninë ajrore Alitalia.  /ABC News Albania 24/7