Paralizohet në fytyrë nga gabimi i dentistit, moderatorja legjendare italiane tregon çfarë po kalon

schedule21:58 - 8 Qershor, 2021

schedule 21:58 - 8 Qershor, 2021

Mara Venier, moderatorja legjendare e “Domenica In”, ka pësuar paralizë fytyre dhe shkak për këtë është bërë një gabim i dentistit.

Shtatëdhjetëvjeçarja tregoi se të hënën më 31 maj u paraqit tek dentisti i saj për të bërë një impiant dhëmbësh dhe në përfundim të procesit, i cili zgjati plot tetë orë, humbi pjesërisht ndjeshmërinë në fytyrë, në zonën e buzës së poshtme dhe mjekrës.

Përmes një postimi në Instagram, Veniet ka treguar se iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje tek mjeku maksilo-facial për të korrigjuar këtë gabim, i cili mund të rezultonte fatal nëse nuk do të ishte kapur në kohë.

Miqtë e Instagramit, dua të ndaj makthin që po jetoj. Të hënën e shkuar 31 maj shkova te një dentist këtu në Romë për një implant të planifikuar prej muajsh. Arrita në atë klinikë (tani për tani nuk po e them emrin dhe adresën) në 9.30. Dola në 17.30, pas 8 orësh!

Nga ai moment humba plotësisht ndjeshmërinë e një pjese të fytyrës sime, gojës, fytit, buzëve dhe mjekrës. Po e shmang pjesën tjetër, sepse ky nuk është vendi (me dentistin do të flasim diku tjetër).

Të enjten nxitova për te kirurgu maksilofacial, i cili pasi kontrolloi gjendjen, të premten, më operoi për të hequr implantin që shkaktoi paralizën parciale. U shtrova në spital.

Sot do të bëj një kontroll, por do të jetë një gjë shumë e gjatë, shpresoj të shmang një ndërhyrje tjetër”.”, ka shkruar Mara krahas fotove./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mara Venier (@mara_venier)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!