“Paralizimit” të punës nuk i kanë shpëtuar as fermerët: Po dëmtohemi ekonomikisht

schedule10:47 - 8 Prill, 2020

schedule 10:47 - 8 Prill, 2020

Koronavirusi ka paralizuar punën e shumë blegtorëve duke ndikuar negativisht në ekonominë e tyre.

Gazetari Gjergj Figuri  tha për abcnews.al se zinxhiri i procesit të punës së tyre është i vështirë.

“Vështirësitë për këto blegtorë janë shumë të mëdha, pasi deri tani ka munguar edhe mbështetja nga autoritetet. Kontakti me institucionet është një hallkë më vetë, pasi mungesa e lëvizjes dhe reduktimi i punonjësve e vështirëson më shumë situatën.

Më e rëndësishme është se këta blegtorë kërkojnë një zgjidhje, pasi nuk kanë standard të tregtimit. Nuk ka një afat se kur kjo situatë do të ndryshojë, dhe një blegtor nuk ka asnjë zgjidhje se çfarë do të bëjë më 2 mijë shpezët ë tij.

Numri i fermerëve dhe blegtorëve që kanë vështirësi është i konsiderueshëm. Në këtë situatë ende nuk kanë bërë një llogaritje të dëmtimeve që mund të kenë, ata po llogarisin vetëm mundësinë për të mbijetuar”, raportoi për abcnews.al gazetari Gjergj Figuri./abcnews.al