Paralajmëron zyrtarja e OBSH: Omicron nuk do të jetë varianti i fundit i Covid-19

schedule19:26 - 23 Janar, 2022

schedule 19:26 - 23 Janar, 2022

Një zyrtare e lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar sot se më e keqja nuk ka kaluar ende.

Maria van Kerkhove e bëri paralajmërimin në një kohë kur një sërë shtetesh po shënojnë ulje të rasteve me Covid-19, pas pikut të arritur me varinatin Omicron.

Duke folur me Sophie Raworth në BBC One, zyrtarja e OBSH tha: “Ju mund të jeni jashtë valës së fundit të Omicron. Në shumë vende si Britania e Madhe, që ka një nivel të lartë të imunitetit të popullsisë nga infeksioni dhe mbulimi i vaksinal, do të shihni një ndryshim në vazhdim. Jeni në një fazë tjetër të pandemisë.

“Megjithatë nga 10 miliardë doza vaksinash që janë administruar deri më sot, ka ende 3 miliardë njerëz që presin dozën e tyre të parë…Është një problem global dhe duhet ta trajtojmë me zgjidhje globale.”

Ajo shtoi: “Nuk do të përfundojë me këtë valë të fundit me Omicron, dhe nuk është varianti i fundit për të cilin do të dëgjoni të flasim”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!