Paralajmëron Zelensky: Nëse vijon bllokimi i eksportit, 60 mln tonë drithëra do të mbeten stok

schedule14:07 - 5 Korrik, 2022

schedule 14:07 - 5 Korrik, 2022

Eksporti i drithërave vijon të mbetet një problem serioz në Ukrainë. Sipas presidentit Volodymyr Zelensky., nëse eksporti vijon të mbetet i bllokuar, rrezikon që deri në vjeshtë të mbeten deri në 60 milionë tonë drithë stok, shkruan CNN.

“Deri tani 22 milionë tonë drithë janë bllokuar. Parashikojmë që rreth 60 milionë tonë të grumbullohen deri në vjeshtë. Atëherë do të jemi në një situatë vërtet shumë të vështirë”, tha Zelenskyy.

Gjithashtu presidenti i Ukrainës tha se po punonte me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në përpjekje për të hapur një korridor të sigurt që do të lejonte vendin e tij të eksportonte grurë nga portet në Detin e Zi.

“Ne jemi të interesuar si eksportues. Jemi të interesuar, që fermerët tanë të vazhdojnë të punojnë për të korrat e vitit të ardhshme. Për ta bërë këtë, ne duhet të eksportojmë gjithë këtë drithë, elb, grurë, misër, etj “, shtoi Zelensky.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!