“Një zgjidhje në Gaza do të lejojë de-përshkallëzimin në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme”.
Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Duke folur për CNN në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të martën, Guterres paralajmëroi se ai është “jashtëzakonisht i shqetësuar për Libanin”.
“Ne nuk mund të kemi Gaza tjetër në Liban”, tha Guterres, duke shtuar se ai sheh përpjekje serioze që po bëhen nga qeveria libaneze, Shtetet e Bashkuara dhe palët e tjera.
“Është absolutisht thelbësore të shmanget një konfrontim i çrregullt në Liban që do të jetë shkatërrimi i vendit,” shtoi ai.
Guterres bëri thirrje gjithashtu për një armëpushim humanitar./abcnews.al