Paralajmëron SHBA: Marrëveshja globale për pandeminë rrezikon të shpërbëhet

schedule21:41 - 22 Janar, 2024

schedule 21:41 - 22 Janar, 2024

Planet për një marrëveshje globale të gatishmërisë ndaj pandemisë rrezikojnë të shpërbëhen mes grindjeve dhe dezinformatave, sipas shefit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka paralajmëruar se brezat e ardhshëm “mund të mos na falin”.

Të tronditur nga pandemia Covid-19 , 194 shtetet anëtare të OBSH-së vendosën më shumë se dy vjet më parë të fillojnë negocimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare që synon të sigurojë që vendet të jenë më të pajisura për t’u përballur me katastrofën e ardhshme shëndetësore ose për ta parandaluar atë krejtësisht, shkruan The Guardian.

Plani ishte për të nënshkruar marrëveshjen në Asamblenë Botërore të Shëndetit 2024 , organi vendimmarrës i OBSH-së, i cili mblidhet më 27 maj.

Megjithatë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, tha se vrulli ishte ngadalësuar nga pozicionet e ngulitura dhe “një përrua lajmesh të rreme, gënjeshtra dhe teori konspirative”.

Ai paralajmëroi se nëse askush nuk ishte i përgatitur të merrte iniciativën ose të jepte terren, i gjithë projekti rrezikonte të mos shkonte askund.

Tedros i tha bordit ekzekutiv të OBSH-së në Gjenevë të hënën: “Koha është shumë e shkurtër. Dhe ka disa çështje të pazgjidhura që mbeten për t’u zgjidhur.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!