Paralajmëron largimin nga politika, deklarata e papritur e Hashim Thaçit

schedule08:56 - 2 Prill, 2020

schedule 08:56 - 2 Prill, 2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, ka paralajmëruar fundin e karrierës së tij politike. Kreu i shtetit është shprehur se pas mandatit si president, do t’i kthehet familjes dhe jetës si qytetar jashtë politikes, ndonëse më parë kishte thënë se do të kandidojë përsëri për president të vendit.

“Unë mendoj se pas përmbylljes së mandatit, t’i kthehem vetvetes, t’i kthehem familjes. Do të jap kontributin tim gjithmonë për vendin, por si qytetar”, është shprehur Thaçi në emisionin  Pressing të T7.

“Unë e kam menduar gjatë, vlerësoj se do t’i kthehem vetvetes. Do të bëjë ndonjë punë tjetër jashtë politikës”, ka thënë Thaçi.

Më tej presidenti tha se largimi nga skena politike është emancipim dhe nuk duhet marrë si traumë.

“Asnjë lider nuk duhet ta marrë largimin e një lideri nga skena politike si traumë, përkundrazi duhet ta merr si emancipim”.

Thaçi, gjithashtu tha se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk ka pasur më ndonjë aspiratë tjetër politike.

“Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, unë nuk kam ndonjë aspiratë politike”, shtoi ai. /abcnews.al