Kryenegociatori i Houthi, në një deklaratë ditën e sotme tha se grupi nuk ka ndryshuar taktikë edhe pas sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA në Jemen dhe paralajmëroi se sulmet ndaj anijeve të destinuara për në Izrael do të vazhdojnë.
“Sulmet ndaj anijeve izraelite do të vazhdojnë”, tha Mohamed Abdelsalam për Reuters.
Ai shtoi se grupi rebele kërkon t’i japë fund sulmit izraelit në Gaza dhe të lejojë kalimin e ndihmave humanitare në zonat veriore dhe jugore të enklavës.
/abcnews.al