Paralajmëron Gjermania: Nëse Ukraina humbet luftën, e radhës do të jetë Moldavia

schedule13:48 - 17 Shtator, 2024

schedule 13:48 - 17 Shtator, 2024

Nëse “Ukraina bie”, atëherë Moldavia është do të jetë e radhës”.

Ky ishte paralajmërimi i ministres së Jashtme gjermane.

Annalena Baerbock ka diskutuar situatën e sigurisë me homologë të ndryshëm në një konferencë në kryeqytetin moldav, Kishinau.

“Gjithçka që bëjmë për të mbështetur Ukrainën do të thotë gjithashtu nxitje e stabilizimit në lidhje me Moldavinë.

“Është e qartë se cili është shqetësimi më i madh i njerëzve këtu: se nëse Ukraina bie, Moldavia do të jetë vendi i radhës”, tha Baerbock.

Maia Sandu, presidentja e Moldavisë, tha se lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha financiare.

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, të cilën ne e dënuam që në ditën e parë, ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë tonë. Pasiguria e shkaktuar nga lufta vazhdon të pengojë seriozisht zhvillimin tonë ekonomik dhe do të vazhdojë ta pengojë atë për sa kohë të zgjasë lufta”, tha ajo.

/abcnews.al