Paralajmëron eksperti kinez: Virusi vdekjeprurës mund të transmetohet nëpërmjet syve

schedule09:23 - 25 Janar, 2020

schedule 09:23 - 25 Janar, 2020

Një ekspert në Kinë ka pohuar se koronavirusi vdekjeprurës mund të përhapet nëpërmjet syve.

Koronavirusi vrasës, që po përhapet me shpejtësi, mund të transmetohet edhe përmes syve. Kështu kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Eksperti i njohur kinez, Wang Guangfa tha se ai e ka marrë virusin e ngjashëm me SARS për shkak se nuk mbante veshur syzet mbrojtëse.

Daily Mail shkruan se edhe ekspertë të tjerë kanë konfirmuar se egziston mundësia që virusi të hyjë përmes syve.

Po ashtu, ata paralajmërojnë se virusi, që mendohet se përhapet përmes kollës dhe tështimave- mund të lëvizë në trup duke shkuar në sy.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!