Paralajmëron Boeing: Avionët 737 MAX duhen zëvendësuar

schedule13:13 - 3 Qershor, 2019

schedule 13:13 - 3 Qershor, 2019

Boing paralajmëroi kompanitë ajrore për disa problem në disa pjesë të avionëve të modelit 737 Max. Disa nga këto pjesë duhet të zëvendësohen pasi rrezikojnë të prishen apo të thyen, dhe pse jo domosdoshmërish mund të shkaktojnë rënien e avionit.

Boeing ka vënë në dijeni Agjencinë amerikane për aviacionin civil, se disa pjesë të krahëve të modeleve 737 Ng dhe 737 Max mund të jenë fabrikuar në mënyrë të papërshtatshme dhe mund të mos plotësojnë kushtet për rezistencë dhe jetëgjatësi. Në përfundim të një hetimi, autoritetet bënë të ditur se në këtë situatë janë përfshirë deri në 148 përbërës të prodhuar nga një furnizues i Boeing.

Ndërtuesi amerikan, i cili po përjeton një krizë të paprecedentë me bllokimin e të gjithë flotës Max që nga muaji mars, shpjegoi se ishte informuar për këto defekte. Menjëherë pas kësaj, kompanitë ajrore janë njoftuar që të inspektojnë këto pjesë.

Nëse dikush has në këto pjesë të përshkruara si më lart, me defekt, atëherë duhet të zëvendësohen menjëherë para se avioni të vihet në përdorim. Ky është një përbërës që konsiderohet shumë i rëndësishëm, pasi nëse kjo pjesë e krahut të avionit, nuk përkulet në mënyrë simetrike, mund të ketë pasoja në ngritjen në ajër të avionit dhe paraqet rrezikshmëri të lartë për uljen e tij në pistë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!