Moderatorja Alketa Vejsiu ka paralajmëruar se shume shpejt do të zbulojë parapaskenat e Festivalit të Këngës në RTSH.
Festivali i 58-të u shoqërua me mjaft polemika, teksa vendin e parë e rrëmbeu Arilena Ara, ndërsa si fituese ishte përfolur Elvana Gjata.
Elvana nuk e fshehu dot zhgënjimin, po ashtu edhe Alketa e cila shprehu hapur mbështetjen për këtë të fundit, ndërsa sulmoi edhe jurinë.
Teksa në mediat online është shkruar për një “sher mes Vejsiut dhe Vera Grabockës”, ka ardhur edhe reagimi i moderatores, e cila paralajmëron për nxjerrjen e prapaskenave.
“Jam produkt i skuadrës sime që kujdeset me aq shumë dashuri! Së shpejti në Kanalin Tim në You Tube Alketa Vejsiu Official Docu Fest! Gjithçka ka ndodhur në prapaskenat e këtij Festivali!”, shkruan ajo./abcnews.al