Paralajmërojnë shkencëtarët: Kjo pandemi nuk është e fundit për njerëzimin

schedule17:48 - 6 Qershor, 2020

schedule 17:48 - 6 Qershor, 2020

Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit që njerëzimi kalon. Paralajmërimin e bëjnë shkencëtarët të cilët theksojnë se ne kemi krijuar një “situatë perfekte” që sëmundje të ndryshme të kalojnë nga kafshët e egra tek njerëzit.

Kambanës së alarmit kësaj radhe i kanë rënë ekspertët globalë të shëndetit, të cilët studiojnë se si dhe ku shfaqen sëmundje të reja.

Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ata tani kanë zhvilluar një sistem të njohjes së modelit që parashikon se cilat sëmundje në jetën e egër paraqesin më shumë rrezik për njerëzit.

Kjo qasje udhëhiqet nga shkencëtarët në Universitetin e Liverpool, në Mbretërinë e Bashkuar, por është pjesë edhe një përpjekje globale për të zhvilluar mënyra për t’u përgatitur më mirë për pandemi apo epidemi të ardhshme.

“Në 20 vitet e fundit, ne kemi pasur gjashtë kërcënime domethënëse – Sars, Mers, Ebola, gripi i shpendëve dhe gripi i derrit”, tha Prof Matthew Baylis nga Universiteti i Liverpool për BBC News. “Ne ju shmangëm pesë plumbave, por i gjashti na kapi.”

“Dhe kjo nuk është pandemia e fundit me të cilën do të përballemi, kështu që ne duhet të shohim më nga afër sëmundjen e botës së egër,” përfundoi ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!