Paralajmërojnë ekspertët: Bota duhet të përgatitet për rritjen e numrit të të moshuarve të sëmurë me kancer

schedule08:47 - 6 Qershor, 2023

schedule 08:47 - 6 Qershor, 2023

Bota duhet të përgatitet për një “cunami” global të miliona pacientëve të moshuar të prekur me kancer duke rrezikuar një fluks në sistemet e kujdesit shëndetësor, sipas një paralajmërimi të ekspertëve.

Me rritjen e jetëgjatësisë, rritja e të numrit të të moshuarve me kancer është tani një “shqetësim serioz i shëndetit publik”, tha në një raport Shoqata Amerikane e Onkologjisë Klinike (ASCO).

Deri në vitin 2040, priten të regjistrohen 27.5 milionë raste me kancer dhe 16.3 milionë të vdekur nga kanceri thjesht për shkak të rritjes dhe plakjes së popullsisë.

Sipas vlerësimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), në vitin 2018 u regjistruan 17 milionë raste të reja me kancer dhe 9.5 milionë të vdekur nga kanceri në mbarë botën.

Në SHBA, Instituti Kombëtar i Kancerit parashikon që deri në vitin 2040, gati tre të katërtat (73%) e njerëzve me kancer do të jenë mbi moshën 65 vjeç.

Në Britani, numri i njerëzve të diagnostikuar me kancer do të rritet me një të tretën deri në vitin 2040, duke e çuar numrin e rasteve të reja çdo vit nga 384,000 në 506,000 për herë të parë, sipas analizave nga Cancer Research UK.

Shumica e të prekurve do të jenë 70 ose më shumë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!