​Paralajmërohen klubet e Serie A: Duart larg nga gjyqtarët

schedule21:53 - 12 Janar, 2024

schedule 21:53 - 12 Janar, 2024

Përcaktuesi i arbitrave, Gianluca Rocchi ka paralajmëruar klubet e Serisë A që zyrtarët e ndeshjes nuk do të pranojnë më kritika të njëpasnjëshme, por gjithashtu ka pranuar se ka pasur disa gabime që mund të shmangeshin në disa prej ndeshjeve të fundit në kampionat dhe kupë.

Rocchi mbajti një konferencë shtypi të premten pasi presioni ndaj gjyqtarëve të Serie A dhe VAR po rritet me protesta të përsëritura nga klubet dhe lojtarët.

“Ne bëmë gabime të shmangshme gjatë dy raundeve të fundit dhe unë u zemërova”, pranoi Rocchi, një ish-arbitër i Serisë A.

“Që tani e tutje, megjithatë, ne nuk do të pranojmë më gjithçka. Ne jemi njerëz të respektuar, djemtë janë njerëz të respektuar. Larg duart prej tyre. Nëse unë jam problemi, mund të largohem menjëherë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se veprimet e gjyqtarëve shpjegohen javë pas jave, por gabimet janë diçka që mund të ndodhin në një ndeshje.

“Ne shpjegojmë gabimet tona çdo javë, sepse duam t’u bëjmë të ditur njerëzve se si punojmë. Të dish se pas një gabimi, mund të ketë diçka sipërfaqësore ose një vlerësim të pasaktë, por asgjë më shumë. Kërkoj respekt për rolet tona, ne nuk fshihemi kur gabojmë, por nuk do të pranojmë më dhunën dhe agresionin”, theksoi ai.

Në fund, Rochi ka thënë se ka dallime të shumta nga ndeshja në ndeshje, sepse në disa prej tyre presioni është shumë më i madh.

“Dy raundet e fundit ishin më sfiduese sepse kishte më shumë faulle. Ndeshjet e Ligën e Kampionëve janë më të lehta sepse skuadrat luajnë futboll dhe arbitri nuk i bie shumë bilbilit. Juventus-Inter ishte e lehtë sepse ata luanin futboll dhe nuk kishte tension apo shumë faulle”, përfundoi Rocchi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!