Covid-19 në plan të dytë, shpërthimi në Beirut mund të bëhet shkak për rritjen e rasteve

schedule21:26 - 6 Gusht, 2020

schedule 21:26 - 6 Gusht, 2020

Numri i rasteve me koronavirus në Liban mund të rritet si pasojë e shpërthimit katastrofik që u mori jetën qindra personave të martën. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë në vend.

“Dhënia e ndihmës për të plagosurit dhe dhe mungesa e pajisjeve mbrojtëse mund të ndikojnë në numrin e rasteve me koronavirus,” tha Hamad Hassan për mediat lokale.

Ai premtoi po ashtu se disa nga spitalet në terren, që do të ngrihen në ditët në vijim, do të jenë të dedikuara për pacientët me Covid-19.

Të mërkurën në mbrëmje, gazeta me qendër në Liban, Daily Star raportoi se testet për koronavirusin u ndaluan në Beirut pas shpërthimit.

“Ne nuk jemi në gjendje të mobilizojmë ekipet e testimit në terren në Beirut… ne duhet të vlerësojmë humbjet tona,” i tha gazetës drejtuesja e njësisë për monitorimin e viruseve në Liban, Nada Ghosn. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!