Osmani kërcënon Macron: Nëse nuk hiqen vizat, dialogu me Serbinë vdes përgjithmonë

schedule10:49 - 30 Gusht, 2023

schedule 10:49 - 30 Gusht, 2023

Paralajmërimi i kreut të shtetit francez, Emmanuel Macron, që do të rishqyrtoje planin për liberalizimin e vizave për kosovën si dhe planet ekonomike, kaneshkaktuar reagimin e fortë të Presidentes Vjosa Osmani.

Osmani ka deklaruar se cdo vendim i tillë do t’i jepte fund dialogut prishtinë-beograd. Sipas saj pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës, nuk është ndëshkimi i ndaj një politikani, por ndaj popullsisë.

“Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka më askush mandat që të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet”

 Sipas Osmanit nuk ka asnjë arsye pse të ndëshkohet prishtina, ku qeveria ka rënë dakord për planin e shtensionmimit të situatës në kjatër komunat e veriut.

Ajo e ka përmendur që marrëveshja parasheh zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në dhe rreth ndërtesave komunale në veri, hap që ajo ka thënë se Kosova e ka bërë, dhe se është duke u punuar në organizimin e zgjedhjeve të reja.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron me 28 gusht foli me tone paralajmëruese dhe të drejtpërdrejta për Kosovën.

Presidenti i Francës, tha se plani i vizave mund të rishikohet, çka do të thotë, të shtyhet në kohë.  Jo vetëm vizat, paralajmërimi tjetër kishte të bënte me vendosjen e sanksioneve. Kjo do të ndodh  në rast se, sic ai tha, nuk ka angazhim nga ana e autoritete të Kosovës, për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit, e njohur ndryshe edhe si plani Franko-gjerman.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!