Paralajmërimi për një mobilizim të dytë në Ukrainë, Kremlini: Provokim, nuk kemi plane të tilla

schedule11:59 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 11:59 - 7 Dhjetor, 2022

Kremlini i është përgjigjur akuzave të opozitës ruse se po planifikon një mobilizim të dytë, sipas skynews.

Ka qenë Dmitry Peskov ai që u ka bërë thirrje rusëve të mbështeten vetëm në njoftimet e Ministrisë së Mbrojtjes ruse e të presidentit dhe gjithashtu të injorojnë mesazhet ‘provokuese’, në rrjete sociale.

Ndërkohë janë shtuar akuzat se presidenti rus Vladimir Putin mund të shpallë një tjetër fazë të dytë mobilizimi në fillimi të vitit të ardhshëm.

Në shtator, ai urdhëroi mobilizimin e pjesshëm të 300,000 rezervistëve për të luftuar në Ukrainë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!