Paralajmërimi nga Ukraina: Rusia planifikon të marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor

schedule23:17 - 12 Mars, 2022

schedule 23:17 - 12 Mars, 2022

Zyrtarët ukrainas informuan Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, se Rusia po planifikonte të merrte kontrollin e centralit bërthamor të Zaporizhzhya-s.

Forcat ruse morën kontrollin e centralit, më të madh të këtij lloji në Evropë javën e kaluar pas një sulmi që ndezi një zjarr pranë një prej gjashtë reaktorëve të tij duke ngjallur reagim të madh ndërkombëtar.

Që atëherë, rreth 400 ushtarë rusë janë “të pranishëm me kohë të plotë në terren” dhe uzina mbetet nën kontrollin e komandantit të forcave ushtarake ruse, Petro Kotin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!