Paralajmërimi i Shanos: Javët në vijim do sjellin rritje të mëtejshme të çmimeve

schedule19:29 - 16 Mars, 2022

schedule 19:29 - 16 Mars, 2022

Eksperti i Ekonomisë Dritan Sahno në një lidhje me ‘Radarin Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, paralajmëroi një rritje të mëtejshme të çmimeve në Shqipëri javët e ardhshme.

Ai theksoi se rritja aktuale vjen për efekt të spekulimit, pasi Shqipëria në këtë moment që flasim ende nuk është prekur nga lufta në Ukrainës.

Sipas tij Shqipëria është një vend që ekspozohet menjëherë kur bëhet fjalë për rritjen e çmimeve në botë, por kjo do të ndodhë pas disa javësh.

Do rriten akoma dhe më shumë çmimet. Sanksionet e vëna mbi Rusinë, më shumë se te Rusia do të ndihen tek vendet europiane. Shqipëria është e ekspozuar, niveli i importeve tona an ekspozon ndaj çdo shiu që bie në Europë“, u shpreh Shano. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!