Paralajmërimi i Ramës: Zero tolerancë ndaj kujtdo, s’ka më sensibilizim për bizneset

schedule18:39 - 10 Gusht, 2019

schedule 18:39 - 10 Gusht, 2019

 

 Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga sot e tutje nuk do të ketë më sensibilizim për bizneset që nuk paguajnë detyrimet ndaj shtetit, por zero tolerancë për zbatimn e ligjit.

“ZeroTolerancë ndaj kujtdo ndër këta, që i bën karshillëk ligjit, shtetit, konsumatorit. Qasja sensibilizuese, edukative, tolerante për të mos stresuar biznesin, u zgjat shumë dhe prodhoi pak sukses për kohën që mori. Qasja e re do të jetë përditë e më kërkuese, reaguese dhe ndëshkuese, pa asnjë dallim tjetër përveç kufirit të ligjit”, shkruan kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale, të cilin e shoqëron edhe me foton e një pike karburanti të bllokuar, që ka abuzuar me pagesën e detyrimeve.

Më tej në reagim, Kryeministri Rama thotë se nëse për shembull, sot, të gjithë konsumatorët paguajnë energjinë, nuk ka më asnjë lloj justifikimi, që bizneset të mos paguajnë detyrimet ndaj shtetit dhe konsumatorëve./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!