Serie A mund të rinisë në fundin e majit dhe këtë verë do e kalojmë me shumë futboll. Përhapja e madhe e pandemisë ka shkatërruar planet dhe kalendarët, por drejtuesit duan me çdo kusht që të mbyllen kampionatet e këtij sezoni.
Papu Gomez është lideri i Atalantës, që po kalonte një moment magjik dhe po zhvillonte një sezon të mahnitshëm përpara pezullimit prej koronavirusit. Kapiteni tregon problemin e madh që do të hasin skuadrat, duke i paralajmëruar të gjithë lojtarët për vështirësitë e mëdha të muajve të verës.
“Pas më shumë se dy muajve pa luajtur një ndeshje, do e kemi të vështirë kur të rikthehemi në fushë. Do të hasim shumë vështirësi duke u stërvitur në 30 grandë, nuk jemi mësuar me diçka të tillë“, deklaron kapiteni i Atalantës. /abcnews.al