Më shumë se 20 vende në muajt e ardhshëm rrezikojnë të vuajnë nga uria sipas një paralajmërimi nga OKB.
Familjet në Jemen dhe Sudanin e Jugut janë vendet që do të preken më shumë, sipas një raporti nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) dhe Programit Botëror të Ushqimit (WFP).
Rreth 34 milion njerëz vuajnë nga mungesa e ushqimeve. Shkaqet janë përkeqësuar për shkak të luftërave, kushteve klimatike dhe pandemisë së Covid-19. Në fillim të këtij muaji, FAO dhe WFP kërkuan 5.5 miliard dollarë për të luftuar urinë, përmes ndihmës humanitare./abcnews.al