Paralajmërimi i mjekut rus: Mos e konsumoni këtë gatim popullor, i dëmshëm për zemrën dhe enët e gjakut

schedule14:35 - 26 Qershor, 2023

schedule 14:35 - 26 Qershor, 2023

Një drekë familjare në vendin tonë nuk mund të imagjinohet pa këtë pjatë, por një mjek rus pretendon se është një “vrasës” i enëve të gjakut dhe zemrës.

Doktor Andrey Bobrovsky, një nutricionist rus dhe doktor i shkencave mjekësore, zbuloi se lëngu i mishit, i çdo lloji, mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

Siç shpjegoi ai, nëse e përdorni rregullisht këtë pjatë të bërë në shtëpi, rrisni rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

“Është vërtetuar se shumë sëmundje moderne janë të lidhura me përdorimin e vazhdueshëm të acideve yndyrore të ngopura, gjegjësisht yndyrave shtazore”, tha dr. Bobrovski dhe shpjegoi se i referohej sëmundjeve të tilla si ateroskleroza, sëmundjet kardiovaskulare, infarkti dhe goditjet në tru.

Dr. Bobrovski tërhoqi vëmendjen për rrezikun e këtij përbërësi popullor. “Sekret” është se përdorimi i rregullt i tij dëmton në mënyrë të padukshme zemrën. Fakti është se, sipas mjekëve, ndikimi negativ i acideve yndyrore të ngopura në shëndet vërehet ndonjëherë shumë vonë, sepse, për shembull, ateroskleroza zhvillohet me vite pa u ndjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!