Paralajmërimi i ministrit ukrainas: Duhet të përgatitemi për të gjithë skenarët në Zaporizhzhia

schedule22:11 - 17 Gusht, 2022

schedule 22:11 - 17 Gusht, 2022

Ukraina duhet të jetë e përgatitur për të gjithë skenarët në lidhje me termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, i cili kontrollohet nga ushtria ruse dhe ka qenë vazhdimisht objektiv i bombardimeve, paralajmëroi ministri i brendshëm i vendit.

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet që goditën termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, i cili kontrollohet nga rusët që nga marsi. Këto sulme rrisin frikën e një fatkeqësie të madhe bërthamore në Evropë.

“Askush nuk mund të parashikonte se forcat ruse do të synonin reaktorët bërthamorë me ndihmën e tankeve. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”, tha Denis Monastirsky, i cili ishte në qytetin e Zaporizhzhia, i cili është rreth 50 kilometra larg objekteve bërthamore.

Pasi mori pjesë në një stërvitje të ndihmës së parë në rast të një aksidenti bërthamor, ministri ukrainas tha: “Ne duhet të përgatitemi për të gjithë skenarët e mundshëm. Për sa kohë që Rusia kontrollon termocentralin bërthamor të Zaporizhias, rreziku është i madh”.

Dhjetra zjarrfikës dhe shpëtimtarë ukrainas morën pjesë në stërvitjen, e cila u zhvillua në kushte të nxehta. Ata ishin të pajisur me maska ​​kundërgaz dhe kostume speciale ndërsa po trajnoheshin për evakuimin e të lënduarve dhe dekontaminimin e automjeteve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!